Thursday, August 11, 2022
HomeSportPragndeshja me Kukësin, Gjyrezi takon skuadrën

Pragndeshja me Kukësin, Gjyrezi takon skuadrën

-

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Cungu së bashku me dy kolegët e tij, Maxhar dhe Dani vazhdojnë përgatitjet për sfiden e dites së premte, kur ato do të ndeshen në premten e kësaj jave në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Krahas punën në aspektin fizik dhe teknik me të cilin po punon me plot përkushtim stafi i trajnerëve , përsa i përket anës morale dhe psikologjike, që ajo të jetë sa më optimale dhe në shërbim të ndeshjes në fjalë ka menduar administratori i klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi, i cili ka preferuar të zhvillojë një takim me skuadrën në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Reshit Rusi”.  Në fakt, interesimi dhe preokupimi i Gjyrezit dhe i drejtuesve të tjerë të futbollit shkodran është parë edhe në miqësoren e së shtunës, kur ai së bashku me kreun e Bordit Mbikqyrës Vllaznia, Shpëtim Quku dhe dy antarët e tjerë, Admir Teli dhe Benianin Nako ndoqën nga afër ndeshjen. Nga sa bëhet e ditur, edhe nga zyra e shtypit pranë klubit Vllaznia pragndeshja me Kukësin po shoqërohet nga një klimë shumë entuziaste në kampin shkodran dhe në kuadër të kësaj, për ta forcuar edhe më shumë atë, drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia zhvilluan një takim me skuadrën pas seancës stërvitore. Nga i njëjti burim thuhet se Administratori i klubit Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka kanë takuar stafin teknik dhe futbollistët duke i pyetur për gjendjen, problemet shëndetësore të atyre që kanë patur të tilla por edhe për klimën që ekziston në rradhët e tyre. Ai që ka folur më shumë ka qenë administratori Gjyrezi i cili ndër të tjera u ka garantuar sërish mbështetje maksimale futbollistëve dhe përpos kësaj, ka kërkuar nga ato një përkushtim ashtu si duhet për t’i kaluar me sukses të gjitha ndeshjet, duke nisur nga ajo e para e këtij viti, përballja me Kukësin. Nga ana tjetër futbollistët dhe pjestarë të stafit teknik kanë siguruar se gjendja e ekipit është e mirë dhe do të merret maksimumi në secilin takim. Por në këtë aspekt, referuar seances të së martës, edhe pse disa nga lojtarët që kanë patur probleme shëndetësore duken në rrugën e duhur të rikuperimit problem mbetet dyshja  Kalaja-Bardulla. I pari i dëmtuar në miqësoren me Beslidhjen në Lezhë dhe i dyti pas një shqetësimi në pulpën e këmbës së djathtë e ka detyruar të mbyllë përpara kohe seance stervitore të të së hënës. Në të tilla kushte, për momentin Cungu është pa dyshen Kalaja-Bardulla, që nëse gjendja e tyre nuk merr për mirë në dy ditët e ardhshme, me të gjitha gjasat mund të mos i ketë në dispozicion ato as në sfiden me Kukësin diten e premte m e Kukësin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts