67 femije te njesise administrative Rrethina ne Bashkine Shkoder, ketë vit kane shkuar ne shkolle vetem nje dite ! Ata banojne ne Stom Golem, dhe shkolla ndohet ne Hot te Ri. Nuk kane mundur te shkojne ne shkolle, pasi furgoni e ka nderprere transportin e tyre, sepse ka 6 muaj qe nuk eshte paguar nga Bashkia Shkoder. Nxenesit dhe prinderit protestuan prane njesise administrative Rrethina, me kerkesen qe ti jepet zgjidhje këtij shqetësimi, qe e shprehen edhe nepermjet mikrofonit te TV1 – CHANNEL.
Lidhur me keto shqetësime, ne u interesuam edhe ne zyrat e njesise administrative Rrethina, ku na thane se administratori nuk ndodhej aty pasi kishte shkuar ne Bashki për tu interesuar rreth kesaj çështje. Nje situate e tille qe femijet te mos shkojne ne shkolle për shkaqe te tilla, eshte e patolerueshme edhe ne nje zone te thelle malore, e jo me ne nje zone fushore qe nuk ndodhet me larg se 4 km nga zyrat e Bashkise Shkoder.