Aplikimi për legalizimin e ndertimeve ne zonat informale, duket se do te vazhdoje edhe për nje kohe jo te shkurter. Sipas zyrtareve te deges se agjencise se Aluiznit për Qarkun e Shkodres,edhe pse janë kryer rreth 30 mije aplikime, ka disa arsye qe e detyrojne vazhimin e këtij proçesi:
Shqarri thote se nuk ka me probleme lidhur me aplikimin qe auluizni ben ne zyren e regjistrimit te pronave, ne emer te qytetareve, për te shkurtuar procedurat e marrjes se çertifikates se pronesise:
Qytetaret qe kerkojne legalizimin e objekteve te ndertuara ne truallin qe kane ne pronesi te tyre, nuk paguaj tarifa për ketë proçes:
Sipas ligjit,legalizimi realizohet për ndertimet e bera deri ne fund te qershorit te vitit 2014, te provuara keto me fotografimin qe i eshte bere terrenit. Ndekohe,nga viti 2005 deri ne vitin 2013, ne Qarkun e Shkodres janë dhene 1200 leje legalizimi, ndersa deri ne janar te këtij viti 7200 leje, ku 3000 prej tyre i përkasin vetem vitit 2016 ! Kohet e fundit eshte vendosur qe te behet edhe legalizimi i shtesave te pallateve, por për ketë pritet vendimi zyrtar i qeverise.