Saturday, April 20, 2024
HomeSportFSHF, takim sensibilizues për rifillimin e kampionatit

FSHF, takim sensibilizues për rifillimin e kampionatit

-

Rifillimi i Kampionatit, që starton të premten e 27 janarit me ndeshjen Vllaznia-Kukësi ka vënë në lëvizje institucionin e futbollit shqiptar për të përcjellë mesazhin e duhur për një mbarëvajtje sa më të mirë në aktivitetin futbollistik të pjesës së dytë të sezonit. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe takimi i organizuar paraditen e së mërkurës në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit me pjesëmarrjen e arbitrave dhe asistentëve me kryesorë të kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Në hapje të këtij bashkëbisedimi, -se, ka bërë të ditur qëllimin kryesor që ka të bëjë me sensibilizimin dhe ndarjen e opinioneve të mendimeve mes drejtuesve kryesore të sektorit të arbitrave si dhe atyre që mbajnë shiritin e kapitemit në fushën e lojës. Krahas arbitrave kryesorë të futbollit shqiptar ishin edhe kapitenet e skuadrave të futbollit të kategorisë superiore dhe asaj të parë, mes të cilëve edhe kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

Më pas, përmes monitorimit të takimit nga gazetari sportiv Gerti Çarçani, mikrofoni ka kaluar tek të gjithë pjesëmarrësit, të cilët krahas përvojës së tyre në fushën e lojës, qoftë si arbitër dhe si sportist, përcollën publikisht mesazhet e duhura për një mbarëvajtje sa më të mirë të aktivitetit futbollistik në pjesen e mbetur të kampionatit dhe në vazhdim. Nga ana tjetër shumë interes ka qënë edhe mesazhi i ish arbitrit ndërkombëtar, Sokol Jareci, i cili në cilësinë e përgjegjësit të sektorit të arbitrave në institucionin e FSHF-së, ka dhënë porosi të drejtpërdrejtë për kolegët e tyre të gjykimit për eleminimin në maksimum të kartonit të kuq.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts