Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitet7 grevistet nderpresin greven e urise

7 grevistet nderpresin greven e urise

-

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 7 grevistët e zonave të përmbytura u tërhoqën nga greva e nisur në lulishten përpara bashkisë Shkoder.

Kushtet e vështira atmosferike dhe përkeqësimi i gjendjes shendetësore, bënë që ata të vendosin pezullimin e grevës deri në gjetjen e një vendi të përshtatshëm për zhvillimin e saj. Orët e grevës rezultuan të vështira për ta, pasi të ulur në stolin publik dhe në mes të të ftohtit, ata nuk kishin as kushtet më minimale për zhvillimin e saj. Me policinë që i monitoroi nga nisja e grumbullimit e deri në terheqje, ata u përplasen disa herë për shkak se kjo e fundit nuk i lejoi as të kishin pranë vendit të grevës, një banjo publike për nevojat personale. 1 autoambulancë qendroi deri në momentin e daljes se tyre nga masa ekstreme e greves, per çdo problematike shendetesore qe mund te paraqitej. Disa here 7 grevisteve, drejtues vendore por edhe banore te zonave te permbytura u bene thirrje te terhiqen, pasi kushtet ku po zhvillohej greva ishin te papershtatshme dhe rrezikohej jeta e tyre. Vetem oret e para te mengjesit te se enjtes, te ndodhur ne veshtiresi bene qe ata te merrnin vendimin per pezullimin e saj. Banorët kanë protestuar disa herë këtë fillim viti, duke i vendosur edhe afat qeverisë 25 janarin si datë përgjigjeje, por një gje e tillë mungoi. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve të viteve 2010-2011, qe deri me tani eshte ndare ne masen 49%.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts