U aludua se ishte ndërhyrja e kreut të BSPSH Shkoder Albert Tuka që solli vendimin e 7 grevistëve për të ndërprere greven, pasi ky i fundit u kishte premtuar gjetjen e nje vendi të përshtatshëm për zhvillimin e saj. Por vete Tuka sqaron për mediat si qëndron e verteta e bisedes që ai ka patur me grevistët deri në orët e para të mëngjesit kur ata vendosen të tërhiqen dhe çfarë është biseduar.
Ai thotë se do t’i mbeshtese në marshimin e së dieles, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të mos bëjë diferencime përsa i përket zonave të Shqipërisë.
Të dielën në orën 11.00 banorët e zonave të përmbytura do të marshojnë në rrugët e Shkodres me kërkesën që qeveria t’u akordojë të plota dëmshpërblimin për demet e viteve 2010 – 2011 si pasojë e vërshimit të ujrave.