Një përfaqësi e banoreve të Torovices janë takuar me kryetarin e bashkisë së Lezhës, të cilit i kanë kërkuar llogari mbi premtimet elektorale të cilat sipas tyre nuk i ka mbajtur. Ankesat kryesore sipas banoreve janë përmbytjet të cilat kanë ulur me 20% kultivimin e tokes nga frika e humbjes së prodhimit. Gjithashtu ata ngulmuan te mos rikonstruksioni i rruges së Torovices, qe prej vitesh eshte kthyer ne makthin e tyre.
Per rrugen Frrokaj beri me dije se duke qene nacionale, nuk eshte ne juridiksionin e bashkise, por ka marre premtim nga kryeministri Rama se shume shpejt do te nise rikonstruksioni i saj. Pa perfunduar kjo rruge, Frrokaj beri me dije se nuk do te shkoje ne Torovice, madje as per fushaten e 18 qershorit.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe prefekti i Lezhës Eduart Ndreca i cili tha se shqetesimet nuk kanë ngjyra politikë dhe se të gjithë sebashku duhet të përpiqen për t’i zgjidhur.
Rruga e Torovices është një nder premtimet elektorale të cdo fushate qoftë për zgjedhjet vendore apo për ato qendrore por që deri me tani ka ngelur thjesht një premtim.