Po ndertohet nga e para, Baza Prodhuese e shkolles se Mesme Profesionale “Arben Broci” ne Shkoder. Projekti eshte financuar nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise, me fondin prej 128 milione e 910 mije leke. Me ketë baze mundësohet qe programi mësimor te realizohet 50 % teori dhe 50 % praktike, me qellim qe nxenesit te jene te afte nga ana profesionale, sipas kërkesave te tregut te punes.
Volumi i punimeve te kryera deri tani, garanton qe ky objekt te dorëzohet brenda afatit, qe eshte fillimi i muajit qershor:
Godina eshte projektur dy kateshe, afro 11 metra e larte, ndersa mbulimi behet me rikonstruksion metalik dhe panele send’uiç. Tekniku Ilmi Sinani, shprehet i sigurte se me keto materiale, nuk do te depertoje lagështira ne asnjë pjese te godines:
Siperfaqja qe ze kjo ky objekt eshte 1281 metra katrore, si pjese e shkolles “Arben Broci”. Kjo shkolle perbehet nga deget sherbim transporti dhe tik,elektrike, mekanike,ndertim, termohidrolig dhe mekatronika.