Të vizitosh Shkodrën është e pamundur të mos takohesh me Idromenon. Artistin shumë dimensional e gjen kudo në qytetin e tij te lindjes, pasi veprat qe ka lene pas flasin aq bukur dhe hijshëm, ndonëse vitet kanë bërë të tyren mbi to. Por në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” Idromeno erdhi më i veçantë, në telajo, aty ku pasioni i tij shkrihej për tu përkthyer në një kryevepër. “Dy rruget e Idromenos” është ekspozita e çelur mbremjen e se enjtes me kurator Adrian Pacin dhe nën kujdesin e drejtuesve të muzeu dhe ministrisë së kultures. Në çelje drejtori i muzeut Luçian Bedeni shfrytëzoi momentin për të bërë një apel, që 1300 negativët e Idromenos të sillen në Shkoder për tu ruajtur, pasi aktualisht ndodhen në Tiranë.
Idromeno na shfaqet sa fatograf aq edhe piktor në këtë ekspozitë, e cila është një rast i mirë që kjo figurë të studiohet e analizohet edhe më thellë tha në fjalën e tij Kuratori Paci. Në këtë marëdhenie mes të mirës dhe të keqes, duhet të na bëjë të mendojmë në çfarë pozicioni është arti dhe artisti.
Të pranishëm ishn figura të njohura të artit në Shkoder dhe vetë ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Kolë Idromenno është padyshim artisti më i rëndësishëm gjatë kapërcimit të shekullit të XIX-të. Ai njihet nga të gjithë për karakterin e tij multi-dimensional pasi ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919.