Friday, September 13, 2024
HomeSportMerkato, Bakaj thuajse kuqeblu

Merkato, Bakaj thuajse kuqeblu

-

Ishte pranë Vllaznisë e cila po negocionte për ta bërë pjesë të sajë, ndëhyrja e bardhebluve bëri që ai të kalojë në pisten Tirana, me të cilen kishte ditë që stervitej pas rikthimit në Shqipëri. Por, problemet që kanë mbërthyer klubin tiranas, i cili për moskorrektesë ndaj zbatimit të kontratës me futbollistin e huaj Martin Kavdanski, FIFA e bllokon në merkato, bën që situata të rikthehet sërishmi në favor të pjesë. Lajmi në fjalë konfirmohet zyrtarisht edhe nga klubi i futbollit Vllaznia, i cili pranon se gjatë paradites të së shtunës ka qënë në kontakte të vazhdueshme bashkëpunimi me Bakajn. Madje, përpos kësaj mësohet se ka qënë vetë tekniku shkodran Armando Cungu që ka udhëtuar posaçërisht në kryeqytet për një bisede direkte me futbollistin Bakaj. Gjithnjë nga burimet që vijnë nga kryeqyteti pranë futbollistit Bakaj thuhet se për të ka pasur një interesim maksimal edhe presidenti i Kukësit Safet Gjici por ai që ka bërë të mundur që Bakaj  t’i thotë po Vllaznisë ka qënë ndërhyrja e një dashamirësi shkodran dhe mik I afërt pranë trajnerit Cungu që nuk ka dëshirë të identifikohet për momentin, I cili ka marrë përsipër të paguajë gjysmën e detyrimit të shumës financiare që Bakaj ka kërkuar të vishet kuqeblu. Edhe pse zyrtarisht klubi Vllaznia nuk e ka bërë publike firmosjen me Bakajn, buriemt pranë futbollistit tiranas bëjnë të ditur se prsonalisht nga ana e tij një gjë e tillë është fakt I kryer dhe se paraditen e së dieles ai do të paarqitjet në stervitje me Vllazninë.  Çka do të thotë se veshja e tij kuqeblu është një lajm shumë i mirë për Vllazninë, e cila në këtë rast gjen sulmuesin e duhur. Një bashkëpunim i Bakajt me kuqeblutë do ta forconte jashtëzakonisht vijen e parë sulmuese të skuadrës shkodrane, aq shumë i kritikuar gjatë periudhës së fundit. Ndërkohë, përpos Bakajt, nga ana tjetër, klubi i futbollit Vllaznia njofton zyrtarisht që ka mbyllur gjithçka me futbollistin me ngjyrë, Landry Muleno. Përpos polemikave, staf teknik-drejtues, ku në deklaratat e tija publike, trajneri Cungu nuk e ka konsideruar Mulenon me përgatitjen e duhur, nga ana tjetër dtrejtuesit e klubit kanë qënë të mendimit se futbollisti në fjalë vlen që të jetë pjesë e Vllaznisë. Kështu, nga sa bëhet e ditur, paraditen e së shtunës, kongolezi me pasaportë belge Muleno ka firmosur një kontratë katër mujore me Vllazninë që e mban të lidhur atë me klubin kuqeblu deri në fund të majit 2017.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts