Interesi për të vizituar ekspozitën “Dy rruget e Idromenos” e çelur në Muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” është i lartë.
Artëdashës, fotograf dhe piktor u bënë pjesë e një bisede që kuratori Paci zgjodhi ta zhvillojë mbi ekspozitën, por edhe figurën shumedimensionale të Idromenos, me të cilin Shkodra është i lidhur ngushtë si qytet. Kolë Idromeno në fotografi është zbulues i një arti eksperimental.
Fotot e para artistike të Kolës datojnë rreth vitit 1886, pra vetëm dy vjet pas hapjes së studios. Të përmendim se në atë kohë proçeset teknologjike të fotografimit dhe stampimit ishin mjaftë të ndërlikuara, dhe, pasi kërkonin shumë mund për tu përvehtësuar, lypnin rreptësi të madhe në zbatimin e rregullave të punës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me daten 30 Prill në muzeun e fotgrafise “Marubi”dhe vjen si pjesë e kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve të programuara për 2017-en.