Vijezimet e bardha diku mungojne, e ku ekzistojne nuk respektohen
Mosrespektimi i vijave te bardha ne rruget e qytetit te Shkodres perben nje shqetesim te madh. Si kembesoret, por edhe drejtuesit e automjeteve tregohen te shkujdesur ne momentet e kalimit nga njeri krah i rruges ne tjetrin. Kalimtaret shohin si zgjidhje me te shpejte pershkimin e rruges aty ku ndodhen, duke ju shmangur kryqezimeve ku jane te vendosura vijezimet. Ndersa nga ana tjeter drejtuesit e automjeteve ne te shumten e rasteve te pandergjegjesuar sa duhet per respektimin e rregullave, nuk respektojne perparesine e kalimtareve ne keto viza. Por kjo situate rendohet edhe me shume, ku ne shume kryqezime te qytetit mungon sinjalistika horizontale. Ky fakt evidentohet edhe nga nje vezhgim i kryer nga Tv1 Channel ne disa prej akseve kryesore.
Per qytetaret mungesa e vijave te bardha nuk eshte aspak normale, duke e veshtiresuar akoma me shume kalimin e tyre ne rruge.
Mos respektimi i sinjalistikes horizontale eshte nje problem per qytetaret e Shkodres, por derisa te kerkohet respektimi i tyre nga kembesoret apo drejtuesit e mjeteve, se pari bashkia duhet te kujtohet per plotesimin e rrugeve me kete sinjalistike sipas standarteve te kerkuara.