Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetKremtohen festa e “Shen Saves” ne Vrake.

Kremtohen festa e “Shen Saves” ne Vrake.

-

 

 

Festa e “Shën Savës” e solli sërish në Shkoder metropolitin e Malit të Zi, Amfilohije Radoviç. Por bashkë me kremtimin e meshes së shenjtë në kishën Ortodokse të Vrakës për këtë festë, ai nuk kurseu as deklaratat e forta e provokuese. “Ushtarët serbo- malazez kanë dhënë jetën për mbrotjen e Shkodres dhe Shqipërisë, prandaj kush harron të shkuarën nuk ndërton të ardhmen tha ai përpara besimtarëve.

“Në këtë qytet ne kemi varrezat e 8000 ushtarëve serbo- malazez të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX. Si pasoje e dhënies së jetëve të ushtarëve Serbo- malazez, Shqipëria mundi të fitonte lirine dhe të krijonte edhe shtetin e pavarur. Duhet ti kujtojmë martirët tone pasi një fjalë e urtë thotë “populli që harron martirët e vet dhe të shkuarën nuk ndërton të ardhmen e vet”. Ne këtu jemi mbledhur për të kujtuar krishtin i cili dha jetën për njerëzimin, por po përmendim edhe të gjithë ato që dhanë jetën për mbrojtjen e këtij vendi.”

Kleriku malazez theksoi se kisha ka dhënë shumë martirë për çlirimin e Shqipërisë pavarësisht se kjo kishë ka vuajtur gjatë.

“Kisha Ortodokse në Shqipëri ka dhënë shumë dëshmor dhe martirë për Kishtin dhe për të këtë vend. Ashtu si Kisha Katolike shpalli 38 martiret e saj, edhe ne kemi shume klerike e patriark qe dhane jeten e tyre per kete toke. Kisha ortodokse malazeze në Shqipëri ka vuajtur nder shekuj dhe vite më përpara por fatkeqesisht edhe në kohet e sotme. Ne në keto vende kemi patur kishat tona ortodokse por ato janë shkatërruar, veçanerisht gjate periudhes se eger te regjimit komunist ku feja u ndalua. Shkodra është e lidhur me historinë e Kishës tonë.”

Në meshën e zhvilluar në Vrakë ishte i pranishëm edhe ambasadori serb ne vendin tone Miroljub Zaric. Deklaratat e metropolitit Malazez Amfilohije se ushtarët serbo- malazez nuk janë pushtues por çlirimtarë nuk janë të reja. Ushatrët serbo- malazez, humben jetën në Shqipëri gjatë luftrave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts