Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetMbetjet “pushtojne” njesite administrative.

Mbetjet “pushtojne” njesite administrative.

-

Bashkia Shkoder nuk permbush detyrimin per t’i pastruar

Mbetjet urbane nuk jane nje shqetesim i ri per shume zona te Shkodres, ku situata ka kaluar kufinjte e normales. Në njësinë administrative rrethina, pikerisht ne “Golem” mos vendosja e kazaneve nga ana e bashkisë Shkoder, ka bërë që qytetarët të detyrohen t’i hedhin mbetjet në tokë. Pirgjet e krijuara po kthehen ne rrezik serioz per jeten e familjeve perreth, ndersa imazhi qe krijohet nuk ka nevoje per shume komente.

Sikur te mos mjaftonte hedhja e mbetjeve vend e pa vend, si zgjidhje banoret kane gjetur eleminimin e tyre permes djegies, ç‘ka kthehet drejteperdrejte ne kercenim per jeten e tyre. Tymi qe perhapet eshte burim semundjesh te renda, ndersa bashkia ben sehir perballe kesaj gjendje, qe ka detyrimin t’i jape zgjidhje.

Golemi nuk eshte zona e vetme, pasi banoret e fshatit Trush kane derguar nje video ne redaksine e tv1 channel, ku prej ditesh te tera ne kete zone mbeturinat nuk pastrohen. Ato kane nisur te perhapen ne te gjitha rruget e fshatit.

Bashkia e Shkodres vijon te krenohet me punen e saj ne qytet, por ka harruar se ndarja e re territoriale i ka perfshire edhe njesite administrative, per te cilat as qe po merr mundimin t’i jape zgjidhje nje prej ceshtjeve me delikate sic jane mbetjet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts