Ndou: Eshte zgjeruar importit për kompensimin e Moratorimut
Pretendimeve te Bashkise Shkoder për leje me te zgjeruar ne siperfaqe për prerje te druve te zjarrit, pasi 7000 meter kub nuk mjaftojne, drejtori i inspektoratit shtetëror te pyjeve për qarkun e Shkodres, Mark Ndou, u pergjigjet se nuk mund te jete me e madhe sipërfaqja e prerjes se sa e rritja vjetore e pyllit. Ai kujton se kane qene pikërisht prerjet e pakontrolluara ato qe demtuan pyjet, ndaj u detyrua miratimi i Moratoriumit qe ta disiplinonte ketë proçes.
Ndou kujton se kontrolli dhe vendosja e rregullit ligjor për prerjet ne pyje, eshte kompensuar me zgjerimin e importin te druve te zjarrit, çka bere qete mos ndihet mungesa e tyre ne treg.
Administrimi i pyjeve u ka kaluar njesive te qeverisjes vendore ! Ne rastin konkret pergjegjesia ligjore edhe për Bashkine Shkoder eshte qe te programoje punen për shtimin e tyre me mbjellje te reja, dhe jo vetem te kerkoje rritjet te sipërfaqes për prerje. Vemendja për ketë u tërhoq edhe dy dite me pare nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili paralajmeroi se do te ndëshkohen rende sipas ligjit ata kryetare te bashkive, qe nuk e respektojne Moratoriumin për ndalimin e prerjeve te paligjshme ne pyje.