Thursday, April 18, 2024
HomeSportPrezantohet Bakaj, seanca e parë kuqeblu.

Prezantohet Bakaj, seanca e parë kuqeblu.

-

 

Bakaj: Respekt për futbollin shkodran, do të bëj më të mirën për Vllazninë

Ashtu si dhe televizioni TV1 Channel paralajmëroi në edicionet e lajmeve të dites së shtunë, futbollisti tiranas, Elis Bakaj ka mbërritur në Shkodër diten e diele. Së bashku me Uliks Kotrrin, ish futbollistin shkodran që merret direkt me menaxhimin e Bakajt, pasi kanë konsumuar një kafe mesditen e së shtunës në Tiranë nën shoqërinë edhe të trajnerit kuqeblu Armando Cungu, Bakaj është paraqitur zyrtarisht edhe në zyrat e Bashkisë së Shkodrës duke mbyllur gjithçka përsa I përket kontratës me administratorin e klubit Vllaznia Astrit Gjyrezi dhe drejtorin sportiv, Eugent Zeka, sulmuesi tiranas i është drejtuar fushës së stadiumit “Reshit Rusi” ku ka bërë prezantimin zyrtar si futbollist i Vllaznisë.

Pas prezantimit, Bakaj është vënë në dispozicion të trajnerit Armando Cungu duke zhvilluar seance e parë stervitore, tashmë si futbollist zyrtar kuqeblu. Ndonëse për aktivizimin e Bakajt do të jetë vete tekniku Cungu që do të thotë fjalën e tij, me të gjitha gjasat blerja më e re e Vllaznisë, Elis Bakaj do të jetë në fushën e lojës që diten e mërkurë me uniformën e Vllaznisë në sfiden që kuqeblutë do të kenë përballë Teutes së Durrësit për takimin e parë të çerekfinaleve të  Kupës së Shqipërisë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts