Bashkia e Lezhës ka reaguar në lidhje me demtimin e “ures se zeze”. Drejtori i sherbimeve në Bashki Ndue Lushi tha se demtimi i kësaj ure është një shqetesim edhe për kete njesi vendore, ndersa bëri të ditur se nuk është nderhyrë ende për mungesë të fondeve.
Lushi tha se bashkia ka bërë një preventiv, ndersa pritet që projekti për rikonstruksionin e saj të përfshihet në buxhetin e këtij viti.
Gjendja e ures është kthyer në një makth të vertet për banoret e zones të cilet janë mjaftë të shqetesuar nga zhurmat që ajo krijon.