Friday, September 30, 2022
HomeAktualitetDigjet banesa e familjes Shpuza

Digjet banesa e familjes Shpuza

-

Kati i dytë i një banese karakteristike Shkodrane u shkrumbua plotësisht nga flakët e zjarrit, mengjesin e së martes. Banesës në pronësi të familjes Shpuza pranë Kishës Ortodokse ju dogjën 9 dhomat e sipërme, ndërsa në momentin e shfaqjes së flakëve, në katin e parë kanë qënë pjestarët e kësaj familje. Ata arritën të dalin në kohë pa marrë demtime, por ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk u shpëtoi sendet personale dhe demet e shkaktuara nga zjarri rezultojnë të shumta. Hetimet e para flasin për një zjarr të shfaqur në një prej dhomave të katit të sipërm, pikërisht pas luhatjeve te energjisë. Rrjeti i amortizuar dhe banesa e vjeter ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa shërbimi zjarrfikës e ka patur të pamundur të shpetojë kete siperfaqe te baneses se vjeter, por fatmiresisht lokalizoi perhapjen tek shtepite ngjitur. Shkak per krijimin e nje situate jo te favorshme nderhyrje u bë edhe bllokimi i rrugës nga parkimet e automjeteve, si dhe mungesa e pajisjeve logjistike te ketij reparti. Demet nga te tilla zjarre në Shkoder janë shtuar, ndërsa askush nuk mban përgjegjesi sa i përket familjeve të prekura nga të tilla fatkeqësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts