Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëMeta: LSI forca qe zgjidh problemet

Meta: LSI forca qe zgjidh problemet

-

Pasi takimit 45 minutash kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka treguar shqiptarëve se forca që ai përfaqëson është ajo që u duhet dhe zgjidh problemet dhe jo që i shton ato. Sipas Metes vendi ka nevojë për një politike më të drejtë.

Në takimin e përjavshëm të së mërkurës, u panë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Të dy ata kanë qenë protagonistë ditët e fundit me akuzat e rënda në drejtim të policisë dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Një ditë më parë, Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste ku i kërkoi anëtarëve të punojnë edhe për alternativën e daljes në zgjedhje pa LSI e Ilir Metës, i cili nuk ka vendosur ende se në çfarë koalicioni do garojë në 18 qershor apo do të kërkojë votën i vetëm pa koalicion. Meta bëri të qartë se nëse PS i bën 71 mandate pa LSI, atëherë LSI është e gatshme të dalë në opozitë ndërsa keryeministri Rama dhe drejtuesit e Partisë Socialiste janë shprehur në favor të një koalicioni me LSI, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si strategjik. Deklaratat dhe më pas shkarkimi i Ylli Manjanit si Ministër i Drejtësisë ka prishur disi qetësinë në kampin qeverisës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts