Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetTe tregtosh jashte cdo standardi.

Te tregtosh jashte cdo standardi.

-

Ne vend te nje hapesire te gjelbert, eshte kthyer ne vend hedhje mbeturinash dhe pike tregtimi për ambulantet. Kjo eshte situata e krijuar ne rreth-rrotullimin e Zdrales ne qytetin e Shkodres. Por kjo nuk eshte pamja e vetme qe te ofron ne ketë gjendje, ne nje prej zonave me te frekuentuara ne qytet. Mjafton nje vëzhgim i thjeshte për te kuptuar se ne çfare kushtet higjeno – sanitare tregtohen produktet ushqimore, me ndjeshmëri te larte ndaj ndotjes. Ato po kthehen ne rrezik serioz për jeten e konsumatorëve, ndersa vetem masat qe kërkon zbatimi i ligjit nuk po merren. Nga ana e saj bashkia Shkoder vijon te premtoje ndertime tregjesh, por ne realitet nuk ka ndermarre asnjë veprim.

Edhe pse tregtaret detyrohen te paguajne taksa ne Bashkine Shkoder kjo e fundit nuk krijon asnjë kusht bashkëkohor te tregtimit . Situata e tregtimit te fruta perimeve apo edhe produkteve te tjera ushqimore si qumështi dhe nënproduktet e tij duhet te mbahen nen kontroll për te evituar përhapjen e sëmundjeve. Deshira e qytetareve për te konsumuar produkte bio i drejton ato drejt ketyre hapësirave tregtare. Keto kushte higjeno-sanitare janë shume larg kritereve për shitjen e ketyre produkteve . Perballe kesaj situate Bashkia hesht, po ashtu edhe institucionet e tjera qe kane detyrimin te nderhyjne, ndersa tregtaret vijojne aktivitetin e tyre te perditshem.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts