Një trajler ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Mat në afërsi të fshatit Skuraj në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi në mesnatë dhe i i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i trajlerit i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Laçit. Pas ndihmes së parë mjekësore mesohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Nga të dhënat e grupit te ekspertëve, dyshohet se drejtuesi i trajlerit, i cili po lëvizte i vetëm nga Kosova, ka qenë i përgjumur. Kjo ka bërë që ai të humbë kontrollin dhe të përfundojë në lumë.Në momentin e aksidentit trajleri nuk ka qenë me ngarkese. Per nxjerrjet e trajlerit nga lumi pritet që të ndërhyhet me vinxh pasi per shkak te tonazhit te larte, eshte e pamundur te nxirret me mjete te tjera. Ne rrugen e Kombit ka pasur disa raste me aksidente te kesaj natyre, ku drejtuesit e automjeteve, te lodhur gjate udhetimit, e kane humbur kontrollin dhe kane perfunduar ne ane te rruges. Mbetet nje aks me trafik qarkullimi 24 ore, ndaj shoferet gjithnje duhet te jene te vemendshem per te evituar per te zbatuar rregullat e qarkullimit, ne menyre qe te evitohen aksidententet.