Nje 55 vjeçare e identifikuar si Mri Zefi gjeti vdekjen ne oret e para te mengjesit te se premtes ne segmentin rrugor Shkoder – Han i Hotit ne fshatin Boriç i Madh te Malesise se Madhe. Shtetesja ne fjale ka qene duke pershkuar rrugen nga njeri krah i saj ne tjetren, kur eshte perplasur nga mjeti tip Skoda me targe AA 664 JJ qe drejtohej nga 40 vjeçari Bashkim Xhafa. Goditja ka qene fatale per 55 vjeçaren e cila si pasoje e plageve te marra nuk arriti te mbijetoje dhe nderroi jete ne vend. Policia dhe grupi ekspertizes nisen hetimet ne vendngjarje per shkaqet e aksidentit, ndersa bene shoqerimin ne komisariat te drejtuesit te mjetit i cili po merret ne pyetje deri ne zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit. Hetimet e para thone se shkak mund te kete qene shpejtesia tej normave te lejuara, pakujdesia e kembesores dhe lageshtia ne rruge. Sapo ka pare gruan qe ndodhej ne mes te rruges, drejtuesi i mjetit ka tentuar te frenoje por çdo gje ka qene e kote, duke mos arritur te shmange perplasjen. Sipas deshmitareve ne vendngjarje, viktima Zefi perpara disa viteve ne trajektoren e te njejtit vend ka humbur bashkeshortin, po si pasoje e nje aksidenti rrugor, ne ate qe cilesohet si nje nga njollat e zeza te rrugeve ne qarkun e Shkodres. Ky eshte aksidenti radhes qe ndodh ne Shkoder – Han i Hotit brenda harkut kohor te pak muajve, duke shenuar edhe viktimes e radhes. Nje nga problematikat me te medha te ketij aksi nacional mbetet mungesa e mbi dhe nenkalimeve, ndonese pershkon ne te gjithe gjatesine e tij zona te banuara.