Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetLSI Shkoder ne mbeshtetje te familjeve ne nevoje.

LSI Shkoder ne mbeshtetje te familjeve ne nevoje.

-

“Dhurimi nuk të varfëron” dhe të jesh pranë familjeve në nëvojë është një detyrë që e kemi të gjithë me mundësitë që na krijohen. Mbi këtë moto deputeti i lëvizjes socialiste për Integrim Agron Çela sëbashku me anëtarët e rajoneve të kësaj force politike, shpërndanë në këto ditë dimri soba me dru për familjet me probleme ekonomike në qytet dhe disa njësi administrative. Iniciativa është në vazhdën e organizimeve që LSI ndërmerr në kalendarin e aktiviteteve vjetore në qarkun e Shkodres, ku fokus të veçantë ka target grupet në nevojë. Ndalesën e parë anëtarët e rajonit 1 ja rezervuan familjes së Enver Tulës.

Anëtarët e rajonit 2 ja rezervuan këtë mbështetje familjes së shtetasit Tofik Muliu, edhe ky një tjetër rast ku kushtet e vështira ekonomike kanë vështirësuar jetesen e tyre. Duke falenderuar deputetin Çela dhe anëtaret e LSI për këtë mbështetje, kjo familje apeloi për ndihmë.

Ndalesa e fundit ju rezervua familjes së Fatmir Kullaj në njësinë administrative Bardhaj, ku anëtarët e rajonit 3 bënë thirrje që nismes së tyre t’i bashkohen të gjithë ata që kanë mundësi. Madje në këtë familje u premtua që me mbështetjen edhe të deputetit Çela të ndërhyhet për një ndihmë edhe më të specializuar, pasi vajza e familjes trajtohet me dializë.

Gjithsej nisma do të shtrihet në rreth 40 familje të rrethit të Shkodres. Ky nuk është rasti i parë që LSI dhe deputeti Çela ndërmarrin të tilla nisma, duke treguar edhe njëherë tjetër se mbështetja ndaj shtresave në nevojë zë një pjesë të madhe të programit elektoral të kësaj force politike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts