Nxenesit e shkolles se mesme “Shejnaze Juka” ne bashkepunim me drejtorine e sherbimit social shteteror dhe shoqaten foodbank Shkoder i jane bashkuar nismes vullnetare per te ndihmuar 17 familje ne nevoje me produkte ushqimore. Organizatoret e ketij aktiviteti humanitar, falenderuan prinderit , mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle per ndihmen e ofruar.
Ky projekt kontributi humanitar , do te prezantohet ne te gjitha shkollat e qytetit te Shkodres. Ai synon te kthehet ne nje model ndihme ndaj familjeve te varfera, por edhe te percjelle mesazhin tek bizneset apo individe te veçante qe mund te kontribuojne gjithnje per te tilla raste.