Tirana-Vllaznia, është çifti për dy takimet e basketbollit mes këtyre dy klubeve që Federata Shqiptare e Basketbollit ka rezervuar këtë fundjavë për t’u zhvilluar në sallën sportive “Fahrie Hoti” të kryeqytetit. Ndërkohë që basketbollistët meshkuj janë ballafaquar mbrëmjen ne së premtes, ekipi i femrave nën drejtimin e trajnerëve Rajmond Rasha dhe Afërdita Rakaj luan paraditen e së shtunës. Një ditë përpara ndeshjes, trajneri Rasha shprehet i kënaqur për përgatitjet e skuadrës duke besuar se basketbollistet e tij do t’i bëjnë një start pozitiv fazës së dytë të kampionatit.
Ashtu si edhe herët e tjera, trajneri Rasha nuk nguron të evidentojë shqetësimet dhe problemet që e rrethojnë skuadren e tij, ku krahas kontingjentit të pakët të lojtareve që ka në dispozicion vë në dukje edhe fondin e pakët që Bashkia Shkodër ka planifikuar për basketbollin e femrave.
Gjithësesi, edhe pse në trasfertë, një ditë përpara ndeshjes, trajneri Rasha shprehet optimist se ballafaqimi Tirana-Vllaznia në basketboll për femra që luhet në orën 11.00 të paradites së shtunë do të mbyllet me rezultat pozitiv për skuadren shkodrane.