Ka zgjedhur 4 shkurtin, diten boterore kunder kancerit qe ministria e shendetesise te lançoje sherbimin e Kimioterapisë për spitalin rajonal te Shkodres. Prej 1 muaji i hyre ne fuqi, ky sherbim u vjen ne ndihme 10 pacienteve te pare qe marrim kete sherbim jetik afer shtepise. Mjekimi kryhet me barna pranë aparaturave të specializuara dhe jo më manualisht siç kryej disa vite më parë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se spitali i Shkodrës, është një prej pesë spitaleve Rajonale, përveç QSUT-së, ku ofrohet tashmë ky shërbim mjekësor.
Mjekia onkologe Daniela Bega, beri me dije se tashme ka perfunduar furnizimi me barnat e nevojshme i ketij reparti.
Sherbimi i ri vjen ne kuader te investimeve qe po realizohen vitet e fundit me qendren me te madhe spitalore te veriut.