Projekti për rikonstruksionin e 13 rrugicave qe lidhen me pedonalen e qytetit te Shkodres duhej te kishte përfunduar qe ne dhjetediteshin e pare te janarit. Kjo pasi kane nisur qe me 27 Tetor te vitit te kaluar me afat 70 dite. Por jemi ne muajin shkurt dhe ato janë shume larg përfundimit ! Dhe jo vetem kaq, por edhe pse ka kaluar afati, serish ritmet e punes janë shume te ulta. Janë rruge qe konaktojne direkt me lagje, ndaj ne dite me shi krijohet nje situate tejet e veshtire për lëvizjen e qytetareve qe ne momentin kur ata dalin nga shtepite, si ne rastin konkret ne Gjuhadol. Gropat, uji dhe balta janë prezente ne çdo cep te tyre.
E papërfunduar akoma edhe rruga tek “Kafja e Madhe” ! Ashtu si ne Gjuhadol, edhe ketu punimet kane ecur mjaft ngadale, sikur te mos kishte asnjë afat përfundimi, kur normalisht duhej te kishte përfunduar me kohe. E njëjta situate edhe për rrugen e jezuiteve, e filluar dhe e papërfunduar!
Projekti për rikonstruksionin e 13 rrugeve te dyta ne qytetin e Shkodres nisi me buje nga Bashkia Shkoder, ndonëse ishte mjaft e vonuar pasi investime te tilla ne dimer ne nje zone me reshje shiu si Shkodra nuk janë aspak te përshtatshme. Normalisht, ndërhyrje te kesaj natyre behen gjate veres, me qellim qe te jene te përfunduar para se te fillojne stina e reshjeve. Por Bashkia Shkoder duket se nuk merakoset shume për zgjedhjen e kohes, mjafton qe te jete ne rregull me vitin kalendarik, ndersa pse fondi prej 14 milione leke taksa te qytetareve, qe eshte akorduar për keto ndërhyrje rrezikon te perfundoje ne balte e gropa, nuk i ben përshtypje !