Friday, April 19, 2024
HomeSportStarton Kampionati Kombëtar i Basketbollit

Starton Kampionati Kombëtar i Basketbollit

-

Java e parë e fazës së tretë të kampionatit kombëtar të basketbollit ka nisur me dy humbje për ekipet e Vllaznisë teksa, si mesghkujt dhe femrat janë mundur nga ekipet respektive të Tiranes. Sipas kalendarit, të parët janë përballur ekipet e meshkujve, ndeshja kjo e luajtur mbrëmjen e së premtes në  pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të kryeqytetit. Falë përbërjes me basketbollistë të huaj, ku tek Vllaznia spikatnin tre amerikanët e blerë në merkaton e janarit, ballafaqimi Tirana-Vllaznia është shoqëruar me emocione të shumta, kjo falë edhe mbështetjes së fuqishme përkatëse të cilat mbështeten skuadrat e tyre në këtë përballje. Rerefuar takimit, pas një barazpeshe të periodes së parë të cilen vendasit e fituan me dy pikë diference 16-14 në të dytën basketbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj dhe kolegu i tij Fatjon Halluni kanë shpërthyer duke e fituar këtë periode 10-24 dhe duke e mbyllur pjesen e parë në favor të tyre me shifrat 26 me 38. Pas pushimit vendasit e përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme lojen ku duke fituar perioden e tretë 29-15 përmbysin rezultatin në favor të tyre. Megjithatë, në perioden e katërt, Vllaznia rikthehet përsëri në lojën e saj duke ekuilibruar shifrat me disa barazime radhazi. Por, vendasit duke u treguar më të kujdesshëm në çastet finale, arrijnë të fitojnë perioden e katërt 18-14 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 73 me 67. Përballja tjetër, Tirana-Vllaznia, këtë radhë në basketboll për femra është luajtur paraditen e  së shtunës sërishmi në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të kryeqytetit. Edhe pse trajneri Rasha një ditë më parë u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, përballë një Tirane të mirorganizuar dhe me kontigjent më të bollshëm lojatresh në fushën e lojës, Vllaznia është mundur me rezulatin e thellë 73-5.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts