Friday, September 30, 2022
HomeKronikaLende plasese ne nje banese ne Grude te re.

Lende plasese ne nje banese ne Grude te re.

-

 

Kryefamiljari Marku: S’kam konflikte me njeri, shteti te zbardhe ngjarjen

Kanë zgjedhur orët e vona të mbremjes së të shtunës për të vepruar, duke i mirëmenduar të gjitha lëvizjet. Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lëndë plasëse në një banesë dy katëshe në fshatin Grude e re, njësia administrative Rrethina. Fillimisht ata bënë shkëputjen energjisë qe furnizonte shtëpinë e 62 vjeçarit Mark Marku, më pas kanë prerë rrjetën rrethuese në pjesën e pasme të banesës, aty ku edhe vendosën në dy kolonat e saj, dy thasë të përpunuar në mënyrë artizanale me lendë plasëse. Vetëm njëra prej tyre ka shpërthyer, ndërsa 3 pjestarët e familjes, bashkëshortja vajza dhe djali 13 vjeçar ndodheshin në gjumë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por demet materiale janë të shumta në gjysmën e shtëpisë.

Menjehere me të degjuar shpërthimin familjarët kanë vrapuar të dalin jashtë, ndërsa fqinjët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit sëbashku me forcat xhenio të ardhura nga Tirana kanë kryer veprimet në terren, ku kanë konstatuar edhe njërin nga thasët të pa shpërthyer, i cili është marrë si provë materiale. Kryefamiljari Marku thotë se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk di nga kush i ka ardhur kjo ngjarje e rëndë. Ai nuk ngre gishtin e përgjegjësisë tek askush, por ja lë shtetit në dorë zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

3 djemtë në emigrim janë dyshimi i policisë si pistë atentati, pasi dyshohet se mund të kenë konflikte atje, por Marku thotë se i ka pyetur dhe i kanë mohuar një fakt të tillë.

Demet në banesë janë të shumta dhe mbetjet e dyerve e dritareve kanë përfunduar edhe në oborrin e fqinjeve nga fuqia e shpërthimit. Kryefamiljari jeton në banesë vetëm me bashkëshorten, ndërsa sqaron se ndertimi i shtëpisë është bërë në truall të blerë me dokumenta dhe nuk ka patur asnjë lloj konflikti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts