Thursday, September 12, 2024
HomeKronikaMbytet ne ujrat e lumit Fan te Mirdites.

Mbytet ne ujrat e lumit Fan te Mirdites.

-

 

55 vjeçari Fran Bardhi ende nuk eshte gjetur nga familjaret

Po kthehej në shtëpi nga të afërmit që i kishte përtej lumit Fan, por rrrjedhja e këtij të fundit e ka rrëmber duke e lënë të vdekur në vend 55 vjeçarin Fran Bardhi. Familja e tij në fshatin Gëziq të Mirditës ka hapur dyert e mortit,ndërsa i gjithë fshatit po kontrollon anës lumit për gjetjen e kufomës. Edhe pse ngjarja është raportuar që mbrëmjën e se shtunes, deri në mesditën e së dieles, nuk ka shkuar asnjë polumbar. Familjarët tregojnë tmerrin tek shihnin se si i afërmi i tyre po mbytej dhe nuk e shpëtuan dot, ndersa apelojnë qe shteti t’u vijë në ndihmë.

 

Familja Bardhi jeton në kushte shumë të vështira ekonomike,4 fëmijët e kësaj familje kishin të ardhura të vetme ndonjë ditë pune që mund të siguronte i ati. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë viktima kishte humbur edhe të ëmën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts