Sunday, September 8, 2024
HomeSportCungu, rezerva për gjykimin

Cungu, rezerva për gjykimin

-

Për trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu, humbja e pësuar me Partizanin vjen në një moment të papërshtatshëm duke pasur parasysh se kjo ishte e dyta radhazi pas asaj të pësuar në Shkodër me Kukësin,. Megjithatë, edhe pse humbja është zhgënjyese duke rënduar pozitat e skuadrës për periudhën në vazhdim, ai është i mendimit se futbollistët e tij bënë maksimumin në këtë ndeshje.

Gjatë prononcimit të dhënë menjëherë pas ndeshjes, njëshi i pankinës kuqeblu flet edhe për gjykimin. Ndonëse fillimisht ai nuk dëshiron të shprehet hapur për një gjë të tillë duke u mjaftuar vetem me atë që “Vllaznia është e vetme që luan në fushën e lojës”, më pas e thotë hapur pakënaqësinë e vendimeve të arbitrit në sfiden ndaj Partizanit.

Në këtë mënyrë, kjo vetem për teknikun Cungu por edhe për pjesëtarët e tjerë të kampit kuqeblu, përfshirë edhe specialistët e futbollit shkodran, për atë që dha në fushën e lojës, Vllaznia kurrësesi nuk e meritonte të dilte pa pikë në këtë ndeshje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts