Saturday, September 7, 2024
HomeAktualitetKa deshtuar diferencimi i mbeturinave

Ka deshtuar diferencimi i mbeturinave

-

Ka qene kjo deklarata ne emer te Bashkise Shkoder e N/Kryetarit te saj, Dritan Meta, mbi fillimin e projektit pilot për diferencimin e mbetjeve urbane, me qellim përgatitjen e tyre për riciklim. Pikerisht ate dite Bashkia shtoi edhe 100 kontinier te rinj për hedhjen e mbeturinave. Por edhe pse  kemi hyre ne  muajin e peste  nga fillimi i këtij projekti, asgje nuk ka ndryshuar sa i perket thellimit te procesit për diferencimin dhe riciklimin. Kontinieret me ngjyre blu, për tu dalluar se janë te destinuar për hedhjen e mbetjeve prej kartoni, janë shume te paket ne akset kryesore te qytetit, dhe pak për te mos thene fare merren ne konsiderate për për diferencimin. Gjithashtu, megjithëse u deklarua se nga bizneset, me fillimin  vitit 2017 projekti për diferencimin e mbetjeve do te shtrihej ne gjithe qytetin, faktikisht deri tani neper lagje nuk  ka kontiniere te tille, por janë ata te zakonshmit ku përzihen te gjitha mbeturinat, gje qe tregon se gjithçka ne ketë drejtim i eshte lene harreses ! Nje fakt me shume për ketë eshte edhe mbledhja e këshillit te Bashkise para pak ditesh, ku u miratua buxheti i këtij viti, nderkohe qe asnjeri nga drejtuesit e saj nuk e permenden projektin për diferencimin e mbetjeve dhe berjen e tyre gati për riciklim. Dhe kur anashkalohet ne mbledhjen për buxhetin, me e rendesishmja e vitit, kuptohet se me ç’pergjegjesi eshte marre ne Shkoder ky proçes, i konsideruar shume i domosdoshem, por faktikisht vetem me fjale !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts