Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetPermbytjet, Tahiri takon banoret

Permbytjet, Tahiri takon banoret

-

Kjo kërkesë ju bë drejtëpërdrejtë ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri nga prefekti i Shkodres, ndonëse ceremonia ku merrnin pjesë lidhje me apelin për dorëzimin vullnetar të armëve. Angazhimi që ka marrë për çeshtjen e përmbytjeve, me qëllim që këtyre familjeve tu akordohen paratë që u takojnë, solli këtë kërkesë të prefektit Radovani nga një prej zonave më të goditura nga vërshimet e ujrave në 2010 – 2011. Ministri Tahiri ju përgjigj pozitivisht kërkesës dhe takoi një përfaqësi të banorëve ku u njoh me kërkesën e plotë të tyre dhe u premtoi përshpejtim të proçedurave bazuar mbi kuadrin ligjor. Një fakt të tillë e konfirmoi përfaqësuesi i banorëve të Dajçit Paulin Maçaj.

Banorët e zonave të nënshkodres kanë zhvilluar disa protesta për këtë çeshtje vetëm gjatë këtij viti, si dhe një grevë urie disa orëshe. Kërkesat e tyre drejtuar qeverisë janë finalizuar me një shkresë zyrtare që prefekti Radovani i dorëzoi ministrive të linjës dhe kryeministrit, duke i kërkuar akordim të shumave për demet në biznese e banesa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts