Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetS’ka me hapesira per varre ne Lezhe

S’ka me hapesira per varre ne Lezhe

-

Varreza e qytetit te Lezhes ka arritur pikën e saj kritike. Në mungesë të vendeve për varre kanë nisur të shfrytezohen edhe rrugicat. Pothuajse cdo hapsirë është zaptuar pasi sipërfaqja është ezauruar për kapacitetin e krijuar. Drejtori i sherbimeve ne bashkine e Lezhës Ndue Lushi tha se jane njohur me këtë shqetesim të banoreve dhe po sheh mundesinë për gjetjen e një siperfaqeje për varreza. Sipas tij zgjidhja me e mire do te ishte ngritja e varrezave murale, por bashkia nuk ka ende nje projekt.

Rritja demografike e qytetit me 5 herë më shumë pas viteve 90-të ka sjellë edhe rritje të kërkesës nga qytetarët e saj për të varrosur të afërmit e tyre që ndahen nga jeta. Në pjesë të ndryshme të saj, varreza të ngjan me parcelat që kanë pronarë, pasi vende varresh janë rrethuar dhe zënë
prej vitesh. Kjo ka bërë që vendet të limitohen akoma më shumë duke përkeqesuar gjëndjen. Kjo ka bërë mbylljen e zonës, ndërsa kortezhet mortore janë të detyruara të kalojnë mbi varreza për ti dhënë lamtumirën personit që ndahet nga jeta. Zgjerimi i varrezës në kufinjtë e tij maksimal vetëm sa dha një zgjidhje provizore 5 vite më parë duke e shtuar zgjidhjen e problemit përfundimtar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts