Saturday, April 20, 2024
HomeUncategorizedMaçi: Penalltia me Partizanin e parregullt

Maçi: Penalltia me Partizanin e parregullt

-

Penalltia e dhënë në favor të Partizanit në limitin e takimit të së dieles së kaluar nuk është e saktë. Ky është mendimi i ish gjyqtarit të kolegjumit të Shkodrës, Bardh Maçi. I gjendur prej disa vitesh në Irlandë ku jeton me familjen e tij, Maçi u bë i mundur të ishte pjesë e studios së emisionit “Sport Shoë” përmes një lidhje direkte me skajp. Në analizen e tij të movioles, gjyqtari i futbollit Bardh Maçi flet jo vetem përsfiden e fundit, Partizani Vllaznia, por edhe për disa takime të tjera që sipas tij vendimet e arbitrave kanë qënë në dëm të Vllaznisë.

E veçanta e shkodranit Bardh Maçi ka të bëjë edhe me faktin se pasionin e fushës së gjykimit ai e vazhdon në Irlandë së bashku me djalin e tij duke spikatur si një rast tipik që një dyshe, babë dhe djalë gjykojnë me sukses në kampionatin e futbollit irlandez. Përmes komenteve të të ftuarve të tjerë, Ardiola Raxhimi, Ersi Çaku, Haris Lika dhe komentatorit Edmond Dibra, krahas moviolës dhe përgjithësisht takimit Partizani-Vllaznia, në emisionin e së hënës Sport Shoë është diskutuar edhe për futbollin e femrave, për Aden e Velipoljes së kategorisë e dytë, Akademinë Vllaznia, lojrat me dorë si dhe ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjësit të medias, operatorit të televizioneve lokave dhe atyre qëndrore, Nexhat Rakaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts