Ndonëse ka qënë e vuajtur dhe u godit fort për vite me radhë nga regjimi komunit, në 50 vjetorin e përkujtimit të shpalljes së Shqipërisë shtet ateist, fjalën e tij e nisi me një falje.
Kështu kreu i konferencës ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra dha modelin që duhet ndjekur, ai i mos harrimit të së shkuarës, por edhe i faljes së fajtorëve që dënuan kishën katolike e popullin shqiptar në vitet e errëta të regjimit komunist. Por sot imzot Massafra ka një tjetër frikë për besimtarët që nuk lidhen me regjimin apo shtetin, por kohët moderne që po jetojmë. Të ruhemi nga shekullarizmi dhe materializmi që vënë në prova të vështira çdo besim fetar.
Me 6 shkurt 1967 ish diktatori Hoxha shpalli Shqipërinë ateiste, ndonëse dekretin përfundimtar do ta shpallte pak vite me vonë. Në këtë 50 vjetor të asaj date të errët për vendin, kisha katolike në Shkoder e përkujtoi me një lutje dhe meshe te shenjte që vendi ynë të përjetojë ditë më të mira.