Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar skemën e subvencionimit te fermerëve qe mbarshtrojne bagëti te imta dhe blete. Nëse deri vitin e kaluar përfitonin financime fermerët me mbi 100 – deri ne 300 dhi ose dele, ketë vit fillon me nga 50 te imta,sqaroi drejtoi Drejtorisë Rajonale te Bujqësisë Shkodër, Mustaf Kraja.
Ndërkohë, bazuar ne kërkesat e Bashkimit Evropian, për ti paraprirë zhvillimit te bujqësisë me studim dhe planifikim shkencor, ka filluar vrojtimi i aktivitetit te fermerëve ne shkalle vendi me vrojtues te trajnuar për ketë qellim. Ne Qarkun e Shkodrës janë 700 ferma qe vëzhgohen, duke siguruar prej tyre informacion te detajuar dhe te gjithanshem.
Evidentimi i këtyre treguesve do te shërbejë për te përcaktuar me mire politikat ne bujqësi për vitin e ardhshëm, me qellim qe ato ti shërbejnë rritjes se prodhimit dhe shtimit te te ardhurave për fermerët.