Përkundrejt deklaratave të bëra nga shtabi i emergjencave civile, edhe rruga Bogë – Qafë Thore është e bllokuar, ndërsa udhëtimi drejt pikës turistike të Tethit është i pamundur.
Bashkia Shkoder vijon të mos kryejë detyrimin që ka për hapjen e këtij segmenti rrugor, duke izoluar familjet që jetojnë atje, por në të njëjtën kohë duke u bërë pengesë për zhvillimin e turizmit. Banorët të gjendur në një situatë të vështirë deklarojnë se vetëm po gënjehen prej vitesh, prandaj me 18 qershor do të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ata i kujtojnë autoriteteve se kanë shpenzuar miliona lekë për të ngritur bujtinat e për ta kthyer Thethin në epiqender te turizmit malor, por po përballen me indiferencën shtetërore për t’i shërbyer këtij komuniteti.
Rruga në drejtim të Thethit prej vitesh vuan të njëjtat problematike në dimër, ku nga dëbora bllokohet me muaj të tërë, ndërsa në verë mes gropave pa fund bëhet burim aksidentesh. Qindra turistë nga e gjithë bota preferojnë të shijojnë magjinë e Alpeve Shqiptare, por privohen nga pak kilometra rrugë që nuk plotësojnë asnjë standart dhe qëndrojnë të bllokuara nga vetëm 50 deri në 70 cm dëborë.