Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetThyen urdherin e ministrit Panariti

Thyen urdherin e ministrit Panariti

-

Autoriteti kombëtar i ushqimit ka shkarkuar nga detyra inspektoren Tatjana Dizdari, pasi kjo e fundit lejoi kalimin e 66 mijë zogjve drejt Shqipërisë. Ajo ka thyer urdhërin e ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, pikërisht atë nr. 671, datë: 06.01.2017 “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Influencës Aviare (me patogjenitet të lartë H5N8) ndalon importin dhe tranzitin e shpendëve të gjalla shtëpiake dhe të egra nga shtetet Greqi, Bullgari dhe Mal i Zi për në Republikën e Shqipërisë. Duke shpërfillur këtë urdhër, ajo lejoi kalimin e tyre nga pika doganore e Hanit të Hotit. Në njoftimin për shtyp AKU sqaron se: Duke mos toleruar asnjë lloj shkelje të cilat mund të sjellin pasoja në shëndetin e konsumatorëve shqiptar, jane ndërmarrë të gjitha hapat ligjore deri në procedim penal ndaj inspektores Tatjana Dizdari. Nga ana tjetër autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e rrepta në mënyrë që të zbatohet urdhri i Ministrit Nr. 671 si dhe zbatimi me rigorozitet i dispozitave ligjore, në mbrojtje të konsumatorit Shqiptar. Në të gjitha pikat doganore do të nisin kontrollet më të rrepta ndaj inspektorëve me qëllim që të shmangen përsëritje të të tilla situatave që jo vetëm vënë në rrezik jeten e konsumatorit, por në të njëjtën kohë mund t’i hapin rrugë skandaleve më të mëdha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts