Thursday, April 25, 2024
HomeSportDrejtuesit e ri te kolegjiumit te arbitrave

Drejtuesit e ri te kolegjiumit te arbitrave

-

Arbitrat e futbollit shkodran kanë zhvilluar analizen vjetore të aktivitetit futbollistik për vitin 2017, dhe takimi në fjalë ka shërbyer edhe për zgjedhjet e reja për kryetarin e kolegjiumit të arbitrave të Shkodrës. Në prezence edhe të deleguarit të Federates Shqiptare te Futbollit, specialistit të gjykimit Bujar Pregja, takimi i organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ka përfshirë në votim 34 anëtarë të cilët kanë votuar per dy kandidaturat e propozuara, kryetarin në detyrë Dritan Salaj dhe kolegun e tij, Melis Dervishi. Në përfundim të votimit, me 29 vota pro, kryetar u rizgjodh Dritan Salaj, ndërkohë që për rivalin e tij Melis Dervishi figuruan 3 vota. Gjatë numërimit të votive, komisioni përkatës konstatoi se dy vota ishin të pavlefshme.

Për të deleguarin e FSHF-së Bujar Pregja, procesi i votimit ka qënë korrekt, ndërkohë që në prononcimin e tij për mediat theksoi se kolegjumi i Shkodrës pritet të ketë një hapësirë të re aktivizimi gjatë priudhës në vazhdim, kryesisht per kategorinë e Supërliges.

Krahas zgjedhjes së kryetarit që në këtë rast rikonformohet Salaj duke vijuar mandatin e tij të dytë, kolegjumi votoi unanimisht edhe për rikonfimimin e kryesisë së kaluar, në cilësinë e sekretarit Sonil Zeka dhe sekretar Saimir Ahmeti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts