Basketbollistët shkodranë luajnë të shtunën në orën 16.00 ndeshjen e javës së dytë të fazes së dytë të kampionatit kombëtar për meshkuj. Pas startit të kësaj faze me humbje përballë Tiranes në transferte, pasditen e së shtunës Vllaznia luan përballë Flamurtarit të Vlorës. Një koinçidence kjo, kur vetem pas pak minutash kur të mbyllet sfida e futbollit në mes këtyre dy klubeve në stadiumin ”Loro Boriçi, pak metra më tej, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia dhe Flamurtari përballen në basketboll për meshkuj.
Për teknikun Gjeçaj kjo ndeshje pritet t’í shërbejë skuadrës për një konsolidim më shumë të formacionit të parë, kryesisht të tre amerikanëve të ardhur në merkaton e janarit.
Kalendari i fazës së tretë e ka vendosur Vllazninë të luajë dy ndeshjet e radhës brenda në fushën e saj, kështu që krahas ballafaqimit Vllaznia-Flamurtari pasditen e së shtunës, kuqeblutë do të luanë sërish në fushën e tyre të “Qazim Dervishit mësjaven e ardhshnme, këtë herë ndaj ekipit të Ardhmërisë.