Rasti i 56 vjeçarit Tonin Pepa i shfaqur ne tv1 channel, i cili jetonte i vetem dhe ne kushte tejet te veshtira ekonomike, ka gjetur sensibilizimin e pare nga drejtoria e sherbimit social shteteror. Punonjesit e kesaj te fundit i dorezuan nje pako me ushqime dhe batanije, ndersa apeli i Toninit eshte qe te mos braktiset nga institucionet ne keto momente te veshtira.
Drejtoresha e sherbimit social shteteror Valbona Tula menjehere pas konstatimit te ketij rasti ka kontaktuar me administratorin shoqeror per te marre te dhena me specifike per kete rast , pasi eshte Bashkia ajo qe duhet te mbuloje te tilla problematika. Edhe pse priti nje reagim nga Bashkia qe deri me tani nuk ka ndodhur ajo i ben apel kesaj te fundit per te krijuar kushtet me minimale te jeteses per kete shtetas.
Raste te tilla ne kushte jetese ekstreme, jane te shumta ne Shkoder, ndaj evidentimi i tyre nga ana e organeve vendore dhe angazhimi per t’i ndihmuar eshte nje pergjegjesi e tyre.