Zhbllokimi i hekurudhes brenda 24 oreve

0
173

Brenda 24 oreve, hekurudha Shkoder – Hani i Hotit do te zhbllokohet dhe do te kryhet riparimi i segmentit prej 100 metra, qe u demtua nga dalja e trenit te mallrave diten e enjte. Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durres, ka derguar specialistet dhe mjetet ne Grizhe dhe po punohet për zhbllokimin e linjes hekurudhore.

Vagonat qe dolen nga shinat po transportonin inerte për ne Elbasan. Eshte bere evidentimi i mallit për efekte zhdëmtimi.

Hekurudha Shkoder – Hani i Hotit u ndertua ne vitin 1984, si pjese e linjes hekurudhore nderkombetare pasi lidhet me Malin e Zi për te vijuar ne shtetet e Europes. Ajo eshte e amortizuar ndaj ka nevoje për ndërhyrje ne disa segmente.