Zjarri ne Shengjin rrezikon banesat

0
194

Zjarri qe perfshiu nje kallamishte ne lagjen Sake te Shengjinit u perhap shpejt si pasoje e eres duke vene ne rrezik edhe disa banesa. Nuk dihen ende shkaqet e ketij zjarri qe ra ne zonen e mbrojtur te Kunes, por perhapja e tij perfshiu nje siperfaqe te konsiderueshme brenda nje kohe te shkurter. Banoret e zones, shtepite e te cileve ndodheshin shume prane vatres se zjarrit, lajmeruan zjarrfikesit per situaten e krijuar dhe ishin keta te fundit qe i vendosen flaket nen kontroll duke shmangur edhe perparimin e metejshem. Per shkak te eres qe ka shoqeruar zonen, zjarrfikesit u perqendruan me se shumti prane banesave qe rrezikoheshin ndersa u arrit edhe lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.

Policia po heton ne lidhje me kete zjarr qe ra ne zonen e mbrojtur te kunes, por nuk perjashtohet edhe mundesia qe zjarri mund te jete shkaktuar nga pakujdesia.