Me meshën e shenjte ne katedralen “Shën Tereza” Vau Dejës, kane filluar veprimtaritë kushtuar Ditës Ndërkombëtare te te Sëmurëve, për te cilët kujdeset Karitasi Dioqezan i Sapes . Mesha u celebrua nga Famullitari Dom Simon Kulli, i cili me ketë rast ka bere thirrje qe te gjithë te kontribuojmë dhe tu qëndrojmë pranë personave me aftësi ndryshe. Me pas rreth katedrales u zhvillua dhe procesioni me fuguren e Zojes……
Ne vijim Karitasi Dioqezan ka shtruar edhe një dreke për personat me aftësi ndryshe, te cilët kishin ardhur nga te gjitha fshatrat e Dioqezës se Sapes. Është i gjashti vit radhazi qe e bëjmë një organizim dhe trajtim te tille për ketë shtrese, thotë Drejtori Karitasit Dioqezan, Nikolin Lekaj:
Ne territorin e kësaj dioqeze numri i personave me aftësi ndryshe është i konsiderueshëm, ndaj Karitasi Dioqezan e ka prioritet e kryesor vëmendjen dhe ndihmën ndaj tyre.