Friday, April 19, 2024
HomeKronikaKapen 41 kg droge ne pranga N. Lalaj

Kapen 41 kg droge ne pranga N. Lalaj

-

Policia e shtetit i ka vijuar operacionet antikanabis, duke sekuestruar 41 kilogram lende narkotike dhe duke vënë në pranga 49 vjeçarin nga Puka, Ndue Lalaj.  Gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e së premtes nga shërbimet e policisë në fshatin Dom Pukë , në afërsi të banesës së tij u konstatua 1 ambient i improvizuar, ku në brëndësi u gjetën 41 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Lenda narkotike ishte fshehur ne hambarin që është në pronësi të këtij shtetasi, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Nderkohe gjatë 24 orëve të fundit, policia e Shkodres arriti të parandalojë një ngjarje kriminale brenda familjes. Policia vuri ne pranga 44 vjeçarin Cak Nilaj, pasi ky shtetas në banesën e tij për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta djalin e tij, shtetasin K.N. 21 vjeç dhe më pas i ka ndjekur djalin së bashku me bashkëshorten e tij E.N. të cilët po tentonin të largoheshin nga banesa për t’iu shmangur atij. Gjatë këtij momenti Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 44 vjeçarit dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 armë të ftohta (thika) në brez, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts