Thursday, April 18, 2024
HomeKulturë“Kisha Katolike në trevat Shqiptare”

“Kisha Katolike në trevat Shqiptare”

-

Nëse merr përsipër të gjurmosh shenja të identitetit kombëtar nuk mund, dhe as duhet të anashkalosh dokumente dhe dëshmi të komuniteteve katolike në trevat shqiptare. Pikërisht mbi këtë është thelluar meshtari Dom Nike Ukgjini në botimin e veprës studimore “Kisha Katolike në trevat Shqiptare” nga shekulli i 11 e deri më sot. Botimi u prezantua perpara lexuesve të Lezhës, si një mundësi më shumë për t’u njohur me këtë periudhë historike. Autori sipas historianëve ka dalë nga veshja mështarake për të sjellë tek lexuesi një vepër e cila hedh dritë mbi një periudhë të gjatë të lënë në hije, por që fsheh dëshmi të rralla jo vetëm mbi organizimin e kishave katolike por edhe të rregullimit shoqëror dhe kombëtar që ato vendosnin, e deri te përpjekja për ta asgjësuar besimin katolik gjatë regjimit komunist që nis me eleminimet fizike të klerit dhe shembjes së kishave e kulmon me shpalljen si shteti ateist i vetëm në botë.

Autori rrefen se i janë dashur rreth 7 vite hulumtime ne biblioteken e Vatikanit, arkivin e Mynihy-t në Gjermani, ne Vjen etj per realizimin e tij.

Një vend qëndror zënë marrëdhëniet problematike të kishës katolike me shtetin si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ku ka pasur historikisht komunitete e struktura katolike shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts