Sunday, August 14, 2022
HomeSportBasket, fitore e thelle e Vllaznisë.

Basket, fitore e thelle e Vllaznisë.

-

 

Mundin Flamurtarin 123-47, bindin amerikanët

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka regjistruar fitoren e parë në fazën e dytë të kampionatit. Këtë e ka arritur mbrëmjen e së shtunës përballë Flamurtarit të Vlorës, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Siç e parashikoi edhe teknik Gjeçaj, fitorja nuk ishte e veshtire per vete edhe nivelin e kundershtarit. Këtë e vertetoi edhe ecuria e ndeshjes ku të gjitha periodat kanë qënë nën komanden e Vllaznisë. Në dhjetë minutëshin e parë, shifrat janë shumë të thella, 35 me 8 në favor të kuqebluve.  Ritmi pozitiv i basketbollistëve shkodranë vijon të jetë prezent në fushën e lojës edhe në minutat e periodës së dytë, ku sërish koshat e njëpasnjëshëm bëjnë që edhe shifrat e kësaj periode 30-10 të jenë të thella në favor të Vllaznisë. Me mbylljen e 20 minutave të para, skuadrat shkojnë në pushin mes dy pjesëve me rezultatin 65 me 18, plot 47 pikë diference në favor të kuqebluve çka tregon epërsinë e padiskutueshme të vendasve. Epërsia vazhdon te thellohet edhe me dominimin e plotë në perioden e tretë të cilen kuqeblutë e fitojnë sërish me shifra të thella,  33 me 7. Ndërkohë që vetem në perioden e fundit, ku më së shumti trajneri Bledar Gjeçaj dhe kolegu i tij Fatjon Halluni aktivizojnë në fushë tërësisht formacionin e dytë, miqtë nga Vlora arrijnë të kenë një farë rivaliteti, por sërish duke mos qënë në gjendje ta frenojnë fitoren e Vllaznisë edhe në këtë periodë të fundit me shifrat 25-22. Dhe, këtë mënyrë, me vërshëllimen përfundimtare të arbitrave të ndeshjes, Vllaznia fiton me rezultatin tre shifror, 123 me 47 duke regjitruar kështu ndër rezultatet më të thella ndoshta të këtij kampionati. Megjithatë, përpos rezultatit, tekniku Gjeçaj, i gëzohet më shumë harmonizimit që skuadra prezantoi në fushën e lojës dhe kryesisht tek rritja e ndjeshme e formës sportive të tre amerikanë, të cilët i aktivizoi në pesëshen e parë që në start të takimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts