Automjeti perplas per vdekje kembesorin P.A 68 vjeç
Superstrada Lezhë – Mamurras u përgjak sërish, ku një këmbësor u përplas për vdekje nga një automjet tip Benz me targë AA 044 MS që drejtohej nga një 22 vjeçar. Këmbësori me inicialet P.A 68 vjeç banues në Fushë Krujë, ka qënë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur si pasojë e errësirës por edhe shpejtësisë në lëvizje që ka patur mjeti, u përplas për vdekje. Drejtuesi i mjetit shtetasi Preng Gjoka nuk ka arritur të frenojë në kohë pasi e ka konstatuar me vonese kembesorin, i cili ndërroj jetë ne vend pasi plagët e marra ishin të shumta. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe vuri në pranga 22 vjeçarin Gjoka, mbi të cilin rëndon akuza e “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor”. Një nga problematikat më të mëdha të rrugës Shkoder – Tiranë mbeten mungesat e mbi dhe nen/kalimeve, duke bërë që aksidentet të jenë të shumta, në këtë aks të rëndësishëm kombetar që përshkon në pjesën më të madhe të tij zonat e banuara. Një tjetër shqetësim mbetet gjatë orëve të natës mungesa e ndriçimit, shtuar këtu shpejtësinë në lëvizje të mjeteve dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. As kontrollet apo patrullat e vendosura në pika të caktuara nga policia e shtetit, nuk po japin efekt në ato që cilësohen si njollat e zeza në rrugët e vendit.