Friday, April 19, 2024
HomeSportPjeshka, “heroi” i ndeshjes me Flamurtarin.

Pjeshka, “heroi” i ndeshjes me Flamurtarin.

-

 

Ja dedikon golin babait dhe premton një tjetër në Durrës

 Mbrojtësi shkodran Denis Pjeshka mund të konsiderohet me plot të drejtë “heroi” i ndeshjes, sepse në të vertet ashtu ishte kur shënoi atë gol vendimtar të fitores së Vllaznisë në limitin e kohës shtesë. Ndaj, kjo e ka bërë atë që për momentin të jetë në “qiellin e shtatë”. Në prononcimin për median, ai shprehet mjaft i kënaqur që skuadra arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Flamurtarit, aq më tepër që është një kundërshtar direkt në luftën për mbijetese.

Për Pjeshken, kjo fitore ndaj Flamurtarit sjellë qetësinë në skuadër për të vijuar me të tjera rezultate pozitive në kampionat, por më përpara është kupa e Shqipërisë, ku Vllaznia luan të mërkurën e ardhshme ndeshjen e kthimit për turin çerekfinal të Kupës me Teuten e Durrësit, ndeshje në të cilen ai shpreson të shënojë përsëri.

E diela për futbollistët e Vllaznisë ka qënë tërësisht pushim, ndërkohë që të hënën nisin përgatitjet për dy ndeshjet shumë të vështira që do të luhen brenda javës, të mërkurën në Durrës për Kupë dhe të dielen në Peshkopi për kampionat.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts